JiL.al - Jeto i Lumtur

Sherr në Dhërmi/ Grushte e sende të forta mbi 3 pushuesit nga Tirana, babë e bir tregojnë forcën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Babë e bir janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi kanë dhunuar tre pushues nga kryeqyteti.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Traumës pas plagëve të marra.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. K., 57 vjeç dhe K. K., 30 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se, në Dhërmi, kanë dëmtuar me sende të forta dhe grushte, për motive të dobëta, shtetasit N. L., 31 vjeç, G. D., 40 vjeç dhe O. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 28 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar ngjarjen.

Ndërkohë, policia sqaron se është duke punuar për kapjen e autorëve.…jetoilumtu.al/  

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

 

Scroll to Top