JiL.al - Jeto i Lumtur

Sherr në Pogradec, 63-vjeçari qëllon me thikë një person, ndërron jetë bashkëmoshatari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një konflikt me pasoja tragjike është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

Dy persona janë konfliktuar për shkaqe të panjohura dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

63 vjeçari me iniciale F.M. ka qëlluar me thikë shtetasin S. H., rreth 65 vjeç. Kyi  fundit është dërguar menjëherë në Spitalin e Pogradecit, por fatkeqësisht ka humbur jetë si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi– Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top