Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një konflikt me pasoja tragjike është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
Dy persona janë konfliktuar për shkaqe të panjohura dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.
63 vjeçari me iniciale F.M. ka qëlluar me thikë shtetasin S. H., rreth 65 vjeç. Kyi fundit është dërguar menjëherë në Spitalin e Pogradecit, por fatkeqësisht ka humbur jetë si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi– Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.