Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e plazhit të Tales, në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një kamarier që njëkohësisht mblidhte edhe lekët e shezlongëve, është konfliktuar me dy djem pushues.
Konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike, e për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri.
I riu është dërguar në spitalin e Lezhës dhe pasi mori shërbimin mjekësor, është shoqëruar në komisariatin e policisë.
Ky eshte rasti i dyte i konflikteve ne zonen e plazhit ku te perfshire jane operatoret turistike.
Me heret diten e diele pronari i nje hoteli u qellua dhe u plagos per shkak te konfliktit per shezlonget ne plazh.