Sherr për përdorimin e banjës, 17-vjeçari shqiptar plagos me thikë bashkëmoshatarin në Itali

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 17-vjeçar me origjinë shqiptare ka sulmuar dhe goditur me thikë një bashkëmoshatar në zonën e Bolognese.

Sipas asaj që është rikonstruktuar, sherri mes të dyve ka lindur për përdorimin e banjës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në një moment shqiptari ka marrë thikën nga dhoma e tij dhe ka sulmuar djalin tjetër duke e goditur në dorën e majtë, shkruan Ansa.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Bazzano ku po merr trajtim mjekësor.

Sipas medieve italiane të rinjtë banojnë në një strehë për të mitur të pashoqëruar.

Ndërkohë 17-vjeçari shqiptar i cili deklaroi se e ka hedhur thikën në tualet, akuzohet për armëmbajtje dhe plagosje të rëndë.

.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top