Një konflikt fizik raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.
Sipas një kalimtari që ka parë ngjarjen dhe ka denoncuar për JOQ, disa persona në dy automjete të ndryshme po ziheshin në trafik.
Në gjaknxehtësi e sipër, debati degjeneroi në sharje e më pas në dhunë. Raportohet nga dëshmitarët se një burrë me thinja rreth të 60-tave goditi me shkelm një vajzë shtatzënë që ndodhej në makinën tjetër.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Më pas mësohet se disa persona të tjerë kanë neutralizuar personin që goditi vajzën shtatzënë deri sa u arrestua nga një polic trafiku.
“Sherr masiv te 21 Dhjetori, nje burre ja fut nje gruaje shtatezene me shkelm. Arrestohet nga polici rrugor. U mblodh gjithë Tirana. Ky me bluze te grisur qe shoqerohet eshte ai qe i gjujti gruas me shkelm dhe pastaj ju futen te gjithe me rradhe.
Sa kalova une kto po ziheshin me ulerima dhe kur i iku ky burri nga dora i ra vajzes shtatzan me shkelm ne bark dhe pastaj ju futen tgjith ta rrifnin i thonin si e prek femrën. Erdhi polici rrugor e arrestoi.
Ishin nja 5-6 vete ne dy makina dmth qe po ziheshin dhe kishin bllokuar gjithe rrugën. Ishin duke ber sherr ne trafik dhe si shqiptar duke u shar e kshu dhe ka kalu ne sherr fizik por arsyjen nuk e di po te gjithen e pashe live.
Personat qe ziheshin ishin nga makina te ndryshme dmth (burri dhe gruaja) dhe ne makinen tjeter (gruaja shtatzane me nje djale qe mund te kete qene vllai ose burri). I arrestuari ishte me floke gri mendoj te te 60-at, vajza shtatzane te te 30-at, dukej e re fare.” thuhet në mesazhin e qytetarit.