Shi, breshër dhe diell, çfarë ndodh me motin nesër

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta dhe origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Sipas SHMU në relievet malore këto vranësira hera – herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.

Më pas mot përsëri i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-15m/sek përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 19°C

në zona e ulëta 6 deri 25°C

në zona bregdetare 12 deri 25°C

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *