JiL.al - Jeto i Lumtur

Shi dhe erë në të gjithë vendin, pushuesit braktisin plazhet, çfarë do të ndodhë në fundjavë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Pas ta nxehtit afrikan rrebeshet e shiut përfshinë pjesën më të madhe të vendit. Në Sarandë, Vlorë dhe Durrës pushuesit braktisën plazhet ndërsa në shumë qytete reshjet krijuan trafik në rrugët kryesore.

Pushuesit braktisën plazhet dhe u kthyen në shtëpi..Në Sarandë, Vlorë dhe Durrës çadrat mbetën bosh. Shkak u bë shiu që përfshiu vendin gjatë mesditës.

Reshjet e rrëmbyeshme krijuan trafik në rrugët kryesore të qyteteve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Vranësirat dhe rrebeshet sipas meteorologëve vijnë si pasojë e depërtimit të masave ajore nga veriu i Europës.

Pas të nxehtit afrikan që përfshiu vendin në fillim të javës e premtja solli rënie të temperaturave deri në 32 – 33 grade celcius duke kthyer vlerat tipike të muajit.

Moti pritet te jetë i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë në det.

Të shtunën dhe të dielën meteorologët parashikojnë kthim të kthjellimeve dhe ditë të përshtatshme për plazh./abc

 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top