Shiu nuk ndalet me kaq/ IGJEO paralajmëron të tjera përmbytje, ja qarqet e rrezikuara për nesër

Jil
Jil
2 Min Read

Reshjet e shiut do të jenë prezente dhe në ditët në vijim. Instituti i Gjeoshkencave parashikon që në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pas mesditës së djeshme deri të mërkurën të bien reshje te dendura shiu.

Sasia maksimale e tyre do kapë qarkun Shkodër me 77.9 mm, pasuar nga Kukësi me 74.3 mm shi. Kjo do të sjellë vërshim të përrenjve dhe lumenjve, si dhe përmbytje në zonat urbane.

‘Do të jenë reshje intensive, jo në nivelet e javës që lamë pas, por duke qenë se është sasi e shtuar kundrejt reshjeve që kanë rënë aktualisht , atëherë situata do vazhdojë të qëndrojë problematike. E gjithë ultësira do vazhdojë të mbetet me të njëjtën problematikë.’- thotë Anira Gjoni.

Situata pritet të qetësohet nga e enjtja, pasi sinoptikanët parashikojë se intensiteti i shiut do të bjerë nga pasditja e djeshme.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla.

Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *