Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar, si ra në ‘duart’ e policisë italiane

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një bandë që shiste lëndë narkotikë gjatë periudhës së Covid-19 është shkatërruar nga policia italiane, ku dyshohen të jenë përfshirë 10 shqiptarë.

Autoritet italiane kanë arritur të arrestonin gjashtë persona dhe kanë sekuestruar mbi 2 kg kokainë, ndërsa njëri nga të dyshuarit për t’iu shmangur kontrolleve ka sjellë me vete edhe djalin e tij të mitur.

Në hetim janë përfshirë 21 individë, nga të cilët 10 janë shqiptarë, 9 italianë, 1 maroken dhe  1 anglez. Gjashtë të prangosurit janë në paraburgim, ndërsa tre janë në kërkim. Operacioni i drejtuar nga zv/prokurorja Claudia Moregola dhe zv/prokurorja Claudia Passalacqua filloi në

Grupi i trafikantëve shqiptarë të drogës, me mbështetjen e subjekteve italiane, u shisnin kokainë klientëve dhe shpërndarësve të drogërave në provincën Brescia, pavarësisht kufizimeve përgjatë pandemisë. Midis tyre ishin dy vëllezër.

Tregtarët e drogës merrnin porositë e kokainës të kërkuara nga konsumatorët në një qendër telefonike dhe  i shpërndanin lëndët narkotikë afër një parkingu në një qendër tregtare, ose me raste dhe në vetë shtëpinë e klientëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *