Shkatërroi bordurat e rrugës me “Benz”, kapet i dehur në timon polici në Tiranë

Jil
Jil
1 Min Read

 

Një punonjës policie është kapur i dehur në timon gjatë ditës së djeshme në Tiranë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka arrestuar në flagrancë një polici 33-vjeçar, i cili gjatë kontrollit ka rezultuar se drejtonte makinën i dehur.

Polici u kap pasi për shkak se ishte i dehur shkaktoi një aksident me makinën e tij tip “Mercedes Benz” duke shkatërruar infrastrukturën rrugore.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Njoftimi i AMP

Drejtoria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 16.08.2022, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndërsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.

Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *