JiL.al - Jeto i Lumtur

Shkodër, goditën me tytën e çiftes dhe bënë për spital 28-vjeçarin, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Goditën me tytën e armës së gjahut, një shtetas, pas një konflikti të çastit, shpallen në kërkim 2 vëllezërit.

Sekuestrohen 2 armë gjahu që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasit E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, në banues në fshatin Trush, Shkodër.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e armës së gjahut (çifte), në kokë, shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruam në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.

Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

BURIMI https://lajmifundit.al/aktualitet/

Scroll to Top