JiL.al - Jeto i Lumtur

Shkova në polici me ‘Audin’ 110 mijë euro të Fevziut, Artan Hoxha flet për arrestimin në 2016

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Artan Hoxha një një rrëfim të guximshëm sonte në “Më lër të flas”, kujtoi shoqërimin në Prokurori në vitin 2016, direkt pasi ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.

Teksa foli pa doreza, gazetari kujtoi sesi u shoqërua me makinën e Blendi Fevziut për të dëshmuar, ku tha se pati mundësinë të fshihte njërin nga celularët, pasi dy të tjerët iu sekuestruan për shumë kohë.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda më bëri një favor. Meqenëse makina që kishte ardhur të më merrte nuk i plotësonte standardet e mia si anëtar I komisionit të krimit të organizuar,më lanë të udhëtoja me Audin 110 mijë eurosh të Fevzos. I dha vetë Fevzo makinës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Në sedijen e parë të pasagjerit ishte adashi im Artan Hoxha që ishte kandidat për president. Unë isha mbrapa dhe më lanë kohë të fshihja një nga telefonat, dy i dorëzova”- tha Artan Hoxha në “Më lër të flas”.

Asokohe, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Artan Hoxhës që të paraqitej pas një deklaratë në emision në lidhje me rrëzimin në grykëderdhjen e lumit Ishëm të avionit me drejtues një pilot Italian Guido Andrea Guidi.

Scroll to Top