Shkrumbohet anija e mallrave në Detin e Zi/ Evakuohen 16 persona, mes tyre një shqiptar

Jil
Jil
1 Min Read

Një anije mallrash ka marrë flakë ditën e djeshme në Detin e Zi.

 shkruan se ngjarja ka ndodhur në veri të Kepit të Boztepe pranë Turqisë, ndërsa 16 persona janë evakuuar nga rojet bregdetare.

Sinjalet për të shpëtuar personat në bord u dhanë përmes një radioje e më pas dy varka të rojes bregdetare, një helikopter dhe peshkatarë vendas arritën në vendin e ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas rojeve bregdetare, 16 nga 17 persona të ekuipazhit ishin kryesisht shtetas egjiptianë dhe në bord konstatohet edhe një shqiptar. Ata u shtruan në spital pasi kishin pësuar disa lëndime të vogla, ndërsa kapiteni i anijes, rezulton i zhdukur dhe dyshimet janë se ai mund të jetë mbytur.

Autoritetet turke nuk dhanë ende asnjë informacion për shkaqet e zjarrit,  por peshkatarët thonë se flakët u përhapën në pjesën skajore të anijes. Sipas inspektorëve anija mund të ketë pasur problem me motorin kryesor dhe se mungonin pajisjet për shuarjen e zjarrit./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *