Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës këtë të premte.
Sipas informacioneve nga policia një baba ka tentuar të vrasë të birin e vet, duke e qëlluar në kokë me një send të fortë.
Pas veprimeve të ndërmarra nga unifurmat blu, autori është ndaluar dhe është dërguar në paraburgim, ndërkohë që atij i është gjetur dhe një armë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Më lidhje me rastin policia po vijo hetimet për znardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sot rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.