Shoferi përplas 11-vjeçarin me biçikletë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, shtetasi A. S., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjehershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

noa.al/l

Scroll to Top