JiL.al - Jeto i Lumtur

Shpërthen gazetarja Beti Njuma për “DWTS”: Pavarësisht padrejtësisë! Nuk fitoi më i miri, kjo ishte e shkëlqyera

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetarja e njohur Beti Njuma, ka reaguar në lidhje me fitoren e Sara Hoxhës në Dancing with the stars.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se Sara Hoxha ishte mirë, por që Elhaida ishte e shkëlqyer. Gazetarja madje thotë se ky ishte rezultati kur vendimi i lihet publikut.

“Sara e mirë por Elhaida e shkëlqyer! Përfundimi: publikut nuk i duhet lënë më në dorë vendimmarrja.

Me tifozllikun e verbër televotuesit, që duhet të kenë qenë të shumtë edhe nga Kosova (a thua se kjo ishte një garë patriotizmi) i hoqën nga duart kupën një artisteje të kompletuar si Elhaida Dani që e meritonte trofeun e Dancing with the stars.

Ajo shkëlqeu që në fillim dhe e ruajti ritmin në mënyrë konstante, javë pas jave. Mori çdo javë votat maksimale të jurisë.

Pavarësisht padrejtësisë, Elhaida për mua është fituesja morale ndonëse garën tek ne nuk e fiton më i miri!” shkruan Njuma në postimin e saj.

Scroll to Top