Shpërthen në flakë makina në Drejtorinë e Shëndetit publik në Devoll, dyshimet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll është përfshirë nga flakët.

Burime bëjnë me dije se mjeti pranë kësaj njësie kishte vite jashtë funksionit dhe ndodhej i parkuar në pjesën e pasme të godinës.

Është dashur ndërhyrja e Forcave të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë së Devollit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve para se të përfshinin edhe një mjet tjetër që ndodhej i parkuar në afërsi të garazhdeve ngjitur me mjetin e djegur.

Burime paraprake thanë se zjarri në mjet mund të ketë qënë aksidental por grupi i hetimit të Komisariatit të Devollit, po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa subjekteve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.……jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top