Shpërthim me bombë në një aeroport ushtarak, raportohet për viktima dhe të plagosur, dyshohet se…

Jil
Jil
1 Min Read

Një bombë ka shpërthyer në aeroportin ushtarak të Kabulit, ku kanë mbetur disa të vrarë dhe të plagosur.

Mediat e huaja shkruajnë se objektivat kanë përfshirë patrullat talebane dhe anëtarët e pakicës shiite të Afganistanit .

Aeroporti ushtarak është rreth 200 metra nga aeroporti civil dhe afër Ministrisë së Brendshme.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Abdul Nafi Takor tha se shpërthimi la disa të vdekur dhe të plagosur.

Ai nuk dha shifra të sakta apo informacione të mëtejshme në lidhje me bombardimin, duke thënë se detajet e hetimit do të ndahen më vonë.

Megjithëse forcat e sigurisë talebane penguan fotografimin dhe filmimin direkt në vendin e shpërthimit, postblloku dukej i dëmtuar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *