Shpërthimi në Stamboll/ “Autorët do të arratiseshin në GrVeqi nëse…”, reagon Athina zyrtare

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Qeveria greke, i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Brendshëm turk Suleiman Soylu, i cili tha se nëse autorët e dyshuar për sulmin me bombë në Stamboll nuk do të ishin arrestuar do të kishin ikur në Greqi.

Zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou deklaroi se qeveria greke është kundër çdo akti terrorist ndërsa dënoi sulmin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në Turqi.

Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe të të pla

“Qeveria është e vendosur kundër çdo akti terrorizmi, aktet si ato në Stamboll janë absolutisht të dënueshme” , tha ai.

Po ashtu Ministri i Brendshëm i Turqisë ka akuzuar në mënyrë indirekte SHBA-të në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e djeshme në mes të Stambollit ku mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 88 të tjerë.

Soylu tha para mediave mbrëmë vonë se nuk i pranonin ngushëllimet e SHBA-ve, ndërsa shtoi: “Ngushëllimet e SHBA-ve janë një situatë e ngjashme me atë kur vrasësi është i pari që gjendet në vendin e krimit. Ne e morëm mesazhi, tani do të shihet edhe përgjigjja jonë”.

Sipas tij, gruaja që vendosi bombën erdhi nga Siria në Stamboll dhe ka dyshime të forta se i përket grupeve terroriste atje, ndërsa nuk ka dhënë ende asnjë detaj mbi emrin e grupit.

Kjo është një akuzë e fortë ndaj SHBA-ve në një kohë kur raportet mes Ankarasë dhe Uashingtonit janë të ndera. Turqia është në prag të fushatës për zgjedhjet Presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm dhe sulmet terroriste janë duke u konsideruar si një fenomen i përhershëm në muajt para zgjedhjeve turke, gjë për të cilën ekspertët e sigurisë hedhin dyshime të forta se gjithçka ndodh për të rritur tensionin dhe polarizimin në shoqëri duke ndikuar drejtpërdrejt më pas në rezultat.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *