Shpëtoi zviceranin nga 20 persona/ Njihuni me shqiptarin “hero” që bëri namin në Zvicër

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Personi që shikoni në foto është Agron Ajeti, shqiptari që konsiderohet “hero” në Zvicër.

30-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut shpëtoi një djalë që po dhunohej fizikisht nga 20 persona, ngjarje kjo e ndodhur në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur më 3 shtator.

Një rup prej 20 personash pasi e rrahën pasagjerin zvicerian, më pas i vunë flakën, duke e lyer paraprakisht me lëndë djegëse.

Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut arriti që të hiqte nga duart e 20 dhunuesve djalin nga Zvicra.

“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën.

Ajeti ndodhej për vizitë me familjen e tij në Zvicër.

“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar, ndërsa djali që u dhunua është dërguar në spital, pasi pësoi djegie në trup.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *