Shprehu pëlqimin për ta dhe tha se do e priste jashtë, Tea flet për Enin pas daljes nga Big Brother

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Brenda në “Big Brother VIP”, mes tyre nuk lindi diçka, por mund të ndodhë tani që janë jashtë. Po flasim për Enin dhe Tean.

Gjatë qëndrimit të shkurtër të Enit në shtëpi u vu re afrimiteti i tij me Tean, të cilës i shprehu edhe pëlqimin. E pas daljes, ai deklaroi në intervista se do priste Tean jashtë që ajo të dilte dhe të njiheshin.

“Teas unë ia shpreha dhe aty brenda pëlqimin tim, vajzë inteligjente dhe sigurisht që dua ta njoh dhe jashtë. Uroj të dalë sa më vonë të jetë e mundur, sepse është një personazh që i duhet asaj shtëpie. Kemi vendosur që si fillim të takohemi, të njihemi dhe më pas të shohim sesi do ecin gjërat. Dashuri është shumë herët, por një pëlqim aktualisht është nga ana ime. Nëse do kishte një pëlqim nga ana e saj do ma shprehë kur të dalë.”- tha ai pak kohë më parë.

Por, a janë takuar tani që doli Tea? Kjo e fundit deklaroi në “Shqipëria live” se nuk janë takuar por ka pasur një komunikim mes tyre që e cilësoi “miqësor”.

Tea tha se Eni ishte personi më i pastër që është futur në BBV dhe e la të hapur mundësinë që mes tyre mund të ketë diçka.

“Eni ishte njeriu më i pastër që është futur në atë shtëpi. Ai tha se më kishte qejf, ma shprehur një farë pëlqimi. Gjëja e fundit që mendoja aty brenda ishte të pëlqeja apo mos të pëlqeja dikë. Kam marrë një mesazh miqësor prej tij pas daljes. Por, të shohim. Nuk e di çfarë do ndodhë, po ndodhi gjë do ju them. Jam e gatshme dhe e hapur për një dashuri potenciale.”-tha ajo

    Scroll to Top