JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqipëria e “tejngopur”, bie euro

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Raportet e Bankës së Shqipërisë por edhe analizat e ekspertëve arrijnë në të njëjtin konkluzion se shkak i rënies së euros mbetet prezenca e lartë e monedhës europiane në vend e ardhur nga remitancat, eksportet, shkëmbimet tregtare por edhe paratë e padeklaruara.

Referuar të dhënave të detajuara nga Banka Qendrore, sot shqiptarët mund të këmbëjnë një euro për 116.32 lekë, ndërsa në po të njëjtat vlera mund të blihet.

“Sot që flasim ka një sasi të konsiderueshme në treg, e cila duke rritur ofertën ul kuotimin e monedhës euro kundrejt lekut”.

Banka e Shqipërisë ka marrë masa për de-euroizim, por cili është ndikimi i saj për rritjen e euros?

“Ka elementë të tregut që nuk i ndikon dot si futja e monedhës euro në formë remitancash, shkëmbimet tregtare si çmimet e apartamenteve të vendosura në euro.”

E mundërta ndodh me dollarin që sot blihet me 119.5 lekë dhe shitet me 121 lekë. Politikat monetare të përdorura në SHBA e bëjnë të qëndrueshme monedhën amerikane.

“Është rezultat i politikës mometare që ka ndjekur.

Një monedhë e fortë e dollarit i bën produktet që eksportohen nga SHBA më të shtrenjta për shtetet e tjera”.

Për valutat parashikimi mbetet pothuajse i pamundur për aq kohë sa vijojnë me të tilla vlera.

Kjo vjen edhe për pasojë të krizës ekonomike. /oranews

Scroll to Top