2022-i, viti i sfidave të mëdha, i luftës, krizës së çmimeve dhe energjisë elektrike u përcoll nga shqiptarët me darkën tradicionale dhe festime, si këtu në sheshin “Skënderbej”, për t’i dhënë mireseardhjen 2023, me shpresën se do të jetë një vit më i mirë me ne!
Spektakli i fishekzjarrëve që zgjati gati 15 minuta ndriçoi qiellin e Tiranës.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mes familjarëve, miqve dhe tingujve të muzikës, qytetarët uruan për një vit të ri të begatë për të gjithë shqiptarët. Ishin mijëra njerëz ata mbushën sheshin “Skënderbej” për të pritur ndërrimin e akrepave të orës.
“Presim të na sjellë më shumë gjëra se sa 2022. Sa më shumë mbarësi dhe vetëm dashuri në familje”.
“Gjithë të mirat e gjithë botës të kenë gjithë shqiptarët në gjithë botën”.
“Gëzuar festat të gjithëve! Mbarësi dhe shëndet për familjet tuaja!”
“Ka qenë pak stresant si vit, shpresoj se do t’ia lëmë të kaluarës. Sa më të gëzuar, sa më të qeshur, pa stres”.
Dashuria ishte kryefjala e urimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Përqafoni njëri-tjetrin se dashuria e çon këtë qytet përpara, puna e përbashkët e çon këtë qytet përpara, njerëzit e mirë e çojnë këtë qytet përpara”.
Edhe fëmijët patën urimet e tyre.
“Të jemi sa më të lumtur”.
Tirana e priti Vitin e Ri 2023 me lojëra e festime në sheshin “Skënderbej” me tingujt e këngëtarëve më në zë në treg.
Tv Klan