Shqipëria po ‘digjet’ nga i nxehti afrikan, por çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shqipëria ndodhet nën pushtetin e të nxehtit afrikan prej disa ditësh, ku temperaturat në fundjavë kanë arritur në 42 gradë celsius.

Sa i përket javës së ardhshme pritet që temperaturat të vijojnë të jenë serish të lart, por me një rënie të lehtë sa u përket vlerave maksimale.

Gjatë javës së ardhshme pritet që temperaturat maksimale mos i kalojnë 38 gradë celsius.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Qytetet më të nxehta do të jenë Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati, Kuçova, Fieri dhe Lushnja.

Në vijën bregdetare, termometri pritet të shënojë vlerat nga 34 në 37 gradë Celsius.

Problematike mbeten zonat verilindore ku pritet të përjetojnë temperatura deri në 38 gradë Celsius.

Disi e freskët do të mbetet vetëm zona e juglindjes, ku temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë Celsius.

Meteorologia thekson se në diell temperaturat do të ndihen pesë apo gjashtë gradë më të larta.…jetoilumtu.al/

 

Scroll to Top