Shqipëria po ‘digjet’, temperatura deri në 41 gradë celsius, ja çfarë do të ndodhë nesër me motin

Jil
Jil
2 Min Read

Shqipëria do të karakterizohet edhe ditën e nesërme nga mot i kthjellët me temperatura të larta, ku vlerat maksimale pritet të arrijnë në 41 gradë celsius.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Përgjatë dy ditëve të fundit Shqipëri është përfshirë nga i nxehti afrikan, i cili do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Ndërkohë që duke nisur nga dita e shtunë e në vijim temperaturat do të ulen ndjeshëm sa i përket vlerave maksimale, si dhe do të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Vlen për tu theksuar fakti se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër, mbulimit të herëpashershëm të kupës qiellore me vranësira, dhe erës jugore; temperaturat nesër do të ndihen disa herë më të larta për trupin e njeriut krahasuar me ato që regjistrohen në kafazin meteorologjik.

Temperaturat parashikohen:                                                                                               

në zona malore 19 deri 37°C

në zona e ulëta 19 deri 41°C

në zona bregdetare 22 deri 37°C

.….jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *