
Ditët e fundit te gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Radhë kilometrike janë vërejtur sot që në orët e para të mëngjesit në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit.
Rradhët ende vazhdojnë në këtë segment.
Mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobuzë po i drejtohen bregdetit shqiptar.
Radhë të gjata ka pasur dhe në segmentin Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet.
Kujtojmë se në doganën e Morinit nuk ka kontrolle për qytetarët, pas një marrëveshje që është firmosur mes dy qeverive tona
Burimi https://lajmifundit.al/