Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Shqiptarët kanë mbështjellë më flamurin kuq e zi statujën e Wiston Churchill kanë protestuar ditën e sotme si reagim ndaj deklaratave të Suella Braverman.
Mijëra emigrantë shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westmisterit duke i kërkuar qeverisë respektimin e te drejtave tyre dhe duke thënë se jo të gjithë janë kriminelë.
Shqiptarët marshuan në Urën Westministër, në Londër duke mbajtur në duar flamurin dhe pankarta.
Ish-deputet i Parlamentit Evropian Nigel Farage, nëpërmjet një postimi në Twitter ka kritikuar këtë demonstratë duke u shprehur:
“Këta njerëz nuk kujdesen asgjë për vendin tonë apo sakrificat e së kaluarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp!’.
Ndërsa Sekretarja e Brendshme u kritikua nga partitë opozitare dhe disa nga ana e saj për gjuhën e ashpër që përdori në Commons në fillim të këtij muaji.