Shqiptarët protestojnë në Londër kundër retorikës së Suela Braverman

Jil
Jil
1 Min Read

Komuniteti shqiptar në Angli ka nisur një protestë këtë të shtunë në Westminster Bridge, afër parlamentit.

Emigrantët shqiptarë janë duke protestuar kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.

Ajo përmendi si shembull në parlamentin e Britanisë së Madhe vetëm shqiptarët që mbërrijnë me gomone e jo 11 nacionalitetet e tjera të rreth 40.000 personave që kanë mbërritur këtë vit në brigjet angleze.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Deklarimi i Breverman për një “pushtim” nga shqiptarët më pas u amplifikua nga mediet në Angli ato të cilat kanë një politikë editoriale kundra emigrantëve.

Mesazhi që shqiptarët në Angli duan të përcjellin në këtë protestë në Westminster Bridge, është se ata nuk janë kriminelë por taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike, citon top channel.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *