JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqiptarët zbulojnë rrugën e re drejt Britanisë, shmangin kampin dhe përleshjet me afrikanët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shqiptarët janë duke kërkuar për rrugë alternative për të shkuar drejt Anglisë, pasi rruga për të kaluar Kanalin e La Manshit po bëhet çdo ditë e më e vështirë për ata.

“Daily Mail” shkruan se autoritetet britanike janë duke i vendosur emigrantët në një kamp në Kent, aty ku ditët e fundit nuk kanë munguar edhe përplasjet mes shqiptarëve dhe emigrantëve nga Eritrea.

Qeveria britanike bën me dije se Britania e Madhe dhe Franca kanë shprehur angazhimin për të rritur bashkëpunimin për të trajtuar së bashku çështjen e emigrimit të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit

Në telefonatën e parë që kur u zgjodh kryeministër Rishi Sunak bisedoi me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe së bashku ranë dakord për t’i dhënë fund këtyre ‘udhëtimeve vdekjeprurëse”, gjatë së cilave qindra njerëz rrezikojnë jetën çdo ditë.

Në këtë situatë, Daily Mail shkruan se shqiptarët po tentojnë rrugë të reja dhe një prej tyre është bërë publike në rrjetet sociale.

“Udhëtim me skaf për 40 minuta nga Belgjika në Angli. Kalim i sigurt dhe shmangie e kampit në Kent”, kanë shkruar trafikantët në TikTok.

Gazetarët kanë kontaktuar trafikantët, të cilat i janë përgjigjur menjëherë: “Transporti kushton 11 mijë paundë dhe është 100% i sigurt”, i janë përgjigjur ata.

Po ashtu, trafikanti ka thënë se tashmë kjo rrugë është bërë aktive duke shtuar se vetëm një ditë më herët një grup shqiptarësh kishin mbërritur në Angli në më pak se një orë.

Scroll to Top