Shqiptarin e ndjek ‘tersi’, Belgjika e transferon për burg në Itali pas mbarimit të dënimit

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë në Udine në bashkëpunim me agjentët e Policisë Kufitare në Milan Linate.

Për të është lëshuar një urdhër “arrest me burg” më 16 dhjetor 2019 sipas të cilit duhet të vuajë 6 vjet e 1 muaj burg për një sërë vjedhjesh të ndodhura ndërmjet 2011 dhe 2015 në shtëpi private.

Burri ishte anëtar i një bande të përbërë nga shtetas të tjerë shqiptarë, të përkushtuar ndaj vjedhjeve të banesave.

Ansa shkruan se në vitin 2018 shqiptari u largua nga Italia për tu zhvendosur fillimisht në Gjermani dhe më pas në Belgjikë, ku u arrestua sërish për krime të ngjashme.

Kur mbaroi vuajtjen e dënimit në Belgjikë, është ekstraduar drejt Italisë në zbatim të një urdhër-arresti evropian.

…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *