Shqiptarja e parë kandidate për deputete në Itali: Ka ardhur koha, komuniteti të ketë një zë përfaqësues

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Anita Likmeta është zyrtarisht kandidatja e parë shqiptare për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 25 shtator.

Likmeta në një komunikim për mediat, shprehet se kandidatura ka qenë jo e pritshme dhe se kandidon për tre rajone.

“Është një kandidaturë që faktikisht nuk e prisja, ndodhi qe qeveria Dragi ra, dhe mua mu propozua për të kandiduar. Thashë pse jo, është një momenti i veçantë për vendin dhe është e domosdoshme që të ketë një ndryshim politike, sidomos në kohën që po jetojn Italia.

Jam ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike.

Tematika e fushatës time janë gratë, të rinjtë, inovacioni teknologjik dhe shkollat.”

Likmeta thotë se synimi i saj është të bëhet zëri i shqiptarëve në Itali.

Sipas saj, pas 31 vitesh, komuniteti shqiptar, i dyti për nga numri në Itali, ka mundësinë të ketë një zë institucional përfaqësues.

“Kjo është një fitore për një shqiptar. Këtu, komuniteti shqiptar nuk ka pasur kurrë një përfaqësues. Duhet të presim për të folur për rezultatet, është shumë herët tani, por fushata shkon shumë mirë.

Po flas me komunitetin shqiptar në Itali. Ne jemi një komunitet i madh. Jemi komuniteti i dytë më i madh në Itali. Shqiptarët meritojnë të kenë një zë që flet për ata.

Mendimi im është që të bëhem zëri i shqiptarëve këtu, është betejë e madhe, sepse shqiptarët nuk kanë pasur një zë të tyre, një përfaqësim institucioni, dhe besoj ka ardhur koha që pas 31 vitesh, të kemi një përfaqësues tonin

.jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *