Shtëpia e “BBVA” ‘pushtohet’ nga një tjetër dron, ja çfarë ishte shkruar për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon që “frikësoi” banorët (Foto)

Jil
Jil
1 Min Read

Ai është shndërruar në një nga personazhet më të pëlqyer në publik, për sa i përket lojës në Big Brother VIP Albania. Bëhet fjalë për këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli, i cili tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve.

Artisti deri më tani është befasuar me dronë të shumtë nga miqtë dhe ata që e përcjellin vazhdimisht. Ditën e sotme, banori i BBVA është surprizuar sërish me një dron që sillej nëpër shtëpinë e famshme të Shqipërisë.

“Luiz shqiptarët të kanë zemër”, shkruhej në dron bashkangjitur një fotografi të tij dhe tashmë të dashurës së tij, Kiara Titos.

Kujtojmë që Kiara, Luizi dhe Bledi janë në nominim, ky gjest nga fansat e çiftit e ka ‘trembur’ Bledin. Luizi ka thyer tashmë çdo rekord në rrjete sociale dhe ka kaluar miliardin e parë në TikTok.

Veç kësaj, fansat për të e kanë shprehur dashurinë në mënyra të ndryshme e madje edhe me tatuazhe. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *