Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, si pasojë e klimës së nxehtë, pakujdesisë njerëzore por edhe zjarrvënies së qëllimshme.

Vatra aktive sinjalizohen nga jugu në veri të vendit.

Në zonën e Bukmirës në Mirditë janë përhapur disa vatra zjarri, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh, vreshta rrushi, ullinj etj.

Si pasojë e erës së madhe që karakterizon zonën, flakët e mëdha janë afruar shumë pranë banesave duke rrezikuar jetën e banorëve.

Sipas burimeve, forcat e armatosura dhe dy helikopterë ndodhen në terren për neutralizimin e flakëve të shumta.

Autoritetet kanë bindjen, siç pohon edhe postimi i vetë ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, se këto zjarre, ashtu si edhe ato të ndodhur anë Krujë, kanë të përbashkët dorën e qëllimshme te njeriut. Për këtë arsyeje, forcat e policisë po hetojnë për identifikimin e të dyshuarve.

Në jug, zjarre sinjalizohen në pyjet e Ersekës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se është hera e këtërt që ka prani të flakëve brenda një jave në atë zonë, çka i çon forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë të dyshojnë se ka një zjarr-vënie të qëllimshme. MSZH Ersekë është duke punuar për fikjen totale të flakëve.

Vatra të tjera domethënëse sinjalizohen në ullishtat përreth Elbasanit, në Klos, Shkodër, Kurbin dhe Durrës..…jetoilumtu.al/

Scroll to Top