JiL.al - Jeto i Lumtur

Shtyhet gjyqi për Klodian Çalamanin, i akuzuari për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nuk shkon në Gjykatë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në Gjykatën e Fierit është shtyrë gjyqi në të cilin është i pandehur Klodian Çalamani, i akuzuar për vrasjen që tronditi vendin të 8 vjeçarit Mateo Vasiu.

Gjyqi është shtyrë për shkak se as i akuzuari e as familjarë të viktimës nuk janë paraqitur në gjykatë.

Është shtyrë për herë të dytë në gjykatën e Fierit gjykimi i  Klodian Çalamanit, i akuzuar për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Greçalli të Fierit.

Sipas informacionit nga Gjykata e Fierit çështja e gjyqësore për Klodian Çalamanin është shtyrë pasi nuk janë paraqitur as i pandehuri por edhe familjarët e viktimës.

Në këto kushte seanca u shty për përsëritjen e njoftimeve

Kalimi i çështjes në gjykim është marrë me kërkesë të prokurores Suela Beluli nga gjyqtarja Erlanda Agajn në seancën e datës 22 korrik 2022.

Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16 nëntor 2021 babai i Mateo Vasiut, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit oficerët e policisë sipas dosjes hetimore, kanë vërejtur se në shtëpine e fqinjit të tyre Klodian Çalamani ka tokë të punuar, ndërsa ata kanë nisur dukë gërmuar tokën derisa kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit.

Pas zbulimit të ngjarjes shokuese në vendin tonë nisën një valë protestash ku kërkohej drejtësi për Mateo Vasiun.

Scroll to Top