”S’i bie njeriu mendja për të”/ Bashkëpunëtori zbulon detaje nga krimi makabër: Besi po e gjuante, derisa ra në tokë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazmir Ngota, bashkëpunëtori i Besmir Karajt në vrasjen makabre të 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda, ka zbuluar disa detaje trodnitëse.

Ai është shprehur se pasi kanë marrë makinën e Faik Stonjës dhe janë nisur për një xhiro, në zonën e Xhamllikut kanë parë Menduh Kurt-Dedën dhe Besmiri e ka futur me zor në mjetin Ford Focus.

Ngota është shprehur se në një karburant në Allias ata kanë ndaluar dhe kanë pritur sa të vinte “porositësja” Marjeta Karaj.

Aty kanë nxjerr Kurt-Dedën Nga makina dhe Karaj i ka kërkuar borxhin, por 61-vjeçari nuk përgjigjej dhe vetëm qeshte. Bashkëpunëtori ka bërë me dije se ishte hera e parë që e shihte Kurt-Dedën dhe se ai ishte në gjendje të dehur dhe prandaj po qeshte.

Më pas, sipas dëshmisë, Besmiri i ka gjuajtur me shkelma deri sa ai është rrëzuar në tokë. Ndërsa Marjeta ka thënë se “hiqeni qafe qenin se s’i bie njeriu mendja për të”.

Të dy së bashku e kanë ngritur Menduhn dhe e kanë futur në makinë, ku Besmiri është shprehur se do ta dërgojnë pas Dajtit dhe do ta ekzekutojnë. Sipas dëshmisë, Ngota është shprehur:

Fillimisht mendova se Besi po bënte shaka, por më pas më ndaloi afër një karburanti dhe më dha dy bidona 0.5 litra për t’i mbushur me benzinë dhe lekët mi dha ai.

Pasi kanë arritur në kodër Shupal, gjatë mbrëmjes, Besmir Karaj ka lidhur 61-vjeçarin në një pemë dhe e ka spërkatur me benzinë, më pasi i ka vënë flakën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *