Si e përjetuan “dasmën” e saj me Luizin, tezja dhe shoqja e Kiarës?

Jil
Jil
2 Min Read

Dasma” e mbrëmshme e Kiarës dhe Luizit është komentuar nga të gjithë dhe nuk shkonte mos të thonin dy fjalë publikisht edhe familjarët dhe të afërmit e moderatores.

Së fundmi të ftuara në “Ftesë në 5” kanë qenë tezja dhe shoqja e ngushtë e Kiarës të cilat kanë treguar si e kanë pritur këtë moment.

Dy nga personat më të afërt të moderatores, kanë treguar si e kanë parë mbrëmë Kiarën dhe ndjesitë që përjetuan.

“Unë e shoh shumë mirë Kiarën, nuk dua të flas për më shumë se ajo do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë. Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre mbrëmë për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secila ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë “Big Brother” Kiarës,”-u shpreh tezja e Kiarës.

“Momenti i mbrëmshëm ka qenë momenti kur Kiara e ka ndjerë ta bëjë se ajo nuk bën gjë pa e ndjerë. U duk si fundi i filmave të “Disney” kur puthet princesha me princin. Unë isha duk ecur dhe në atë moment u ça telefoni. Shkëlqente mbrëmë kishte një nur. Kjo nuk quhet dasmë e vërtetë, është dasma e gjithë shqiptarëve,”-shtoi nga ana tjetër shoqja e ngushtë e moderatores, Liesa Haxhiasllani.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *