Si lindi fenomeni i perceptuar “ndarje karantine”?

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Që prej shfaqjes së Covid-19, është shfaqur termi “quarantine breakup” (ndarja e karantinës). Termi, i përdrour për të përshkruar atë që duket si një sasi disproporcionale e marrëdhënieve që u shpërbënë gjatë Covid-19 (veçanërisht gjatë karantinës ose vetë-izolimit), u është bashkangjitur miqve, familjes dhe çifteve që kanë vendosur të ndahen. Por, a është rritur vërtet shkalla e numrit të ndarjeve përgjatë pandemisë, apo është thjesht një efekt psikologjik?

Ndonëse gjithçka nisi si shaka dhe meme, avokatët e divorcit në Wuhan raportuan një rritje afërsisht prej 30% të divorceve në mars të 2020-ës, kur përfundoi vetë-izolimi i tyre, por vunë në dukje se kjo mund të ketë qenë për shkak të një numri të madh të kërkesave për divorc, para -karantinë. 

Sidoqoftë, sipas një artikulli të botuar nga National Law Review në mes të tetorit, “deri në prill [të vitit 2020], interesi për divorc ishte rritur tashmë me 34% në SHBA, dhe çiftet më të reja kishin më shumë gjasa të paraqisnin kërkesën për divorc. 20% e çifteve të sapomartuar prej 5 muajsh ose më pak kërkuan divorc. Kjo shifër ishte 11% në 2019-ën.”

Ajo që është interesante, është se koha këtu përkon me rezultatet e gjetura në hulumtimet e botuara në 2016 që tregojnë se nivelet e divorcit priren të jenë sezonale, duke arritur kulmin në mes të marsit dhe në gusht. Për më tepër, sipas një studimi të ri bazuar në informacionin demografik të 5 shteteve në SHBA, nivelet e divorcit kanë rënë gjatë pandemisë, duke shkuar nën normat e parashikuara bazuar në të dhënat e viteve të mëparshme.

Nëse është kështu, atëherë si lindi fenomeni i perceptuar “ndarje karantine”?

 Fenomeni mund të jetë një lojë; një efekt psikologjik që ndodh kur kombinohen ato që i kushtojmë vëmendje (e njohur si “vëmendje selektive”) dhe prirja jonë natyrale për të kërkuar informacion që konfirmon besimet tona tashmë ekzistuese (i njohur si “paragjykimi i konfirmimit”). Me fjalë të tjera, ne kemi një prirje të natyrshme për të besuar se ka një frekuencë më të madhe të çfarëdo qoftë asaj që po i kushtojmë vëmendje.

Pra, qenka e gjitha një iluzion? Pak a shumë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *