Përjashtohet nga radhët e policisë një efektiv, i cili nuk kishte respektuar rregullat e qarkullimit, duke thyer urdhrin e kolegëve të tij.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Bëhet fjalë për të riun Renato Feri, i cili u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta në muajin dhjetor që sapo lamë pas.
Ndonëse kolegët e tij i kishin bërë shenjë që të ndalonte, polici jo vetëm që nuk i është bindur, por pasi i ka ofenduar ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik dhe efektivët.
Ndërkohë që arratia e tij ka zgjatur vetëm pak, pasi është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit në mjet iu gjet dhe një sasi kanabisi.
Po ashtu BalkanWeb mëson se babai i efektivit të arrestuar, Arian Feri, është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Ndërkohë që urdhri i përjashtimit të të riut është bërë me urdhër të drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.