Si ndodhi ngjarja ? “17-vjeçari tentoi të mbronte të atin”/ Babai i kishte dalë djalit para kur mbaroi shkollënx

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Babë e bir, Kenado dhe Liri Shira (17 dhe 44 vjeç) janë vrarë në qendër të Klosit pas të shtënave me armë rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Autori i dyshuar i ngjarjes ëshhtë B.Mjeshtri.Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën e mitur të mbuluar me batanije në trotuar.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir. Mësohet se Ilir dhe Kenado Shira u vranë me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, në rrethana që ngelen mister. Mendohet se dy të plagosurit ka dyshime e janë kalimtarë të rastit.

Gazetari Enver Doçi raportoi në një lidhje live se djali 17-vjeçar ndiqte shkollën profesionale në Klos, ndërkohë që babai i kishte dalë para që më pas të dy të ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre. Sipas Doçit, në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë.

Mësohet se 17-vjeçari humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i tij qëndroi për 1 orë e gjysmë në trotuar, deri sa të vinte ambulanca. Po ashtu thuhet se djali i kishte dalë në mbrojtje babait të tij, duke mbetur dhe vetë i vrarë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, babai i 17-vjeçarit mund të kishte shpëtuar, por nuk iu dha ndihma e nevojshme.

Sipas Doçit, duke iu referuar dëshmive nga vendi i ngjarjes, askush nuk guxonte t’i afrohej viktimave dhe të plagosurve. Ndërkohë, fqinjët e tyre thonë se ishin një familje e respektuar dhe nuk dihen detajet se pse kanë vdekur babë e bir.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *