Në video shihet se si një automjet tip Toyota afrohet pranë ish-policit, ndërsa nga kjo makinë zbresin dy vrasësit e maskuar që qëllojnë mbi 60-vjeçarin.
Viktima prej vitesh drejtonte disa biznese në qytetin e Laçit por gjithashtu 15 vite më përpara punonte në radhët e policisë. Viktima njihej si person i qetë në qytetin e Laçit dhe nuk ka pasur të shkuar kriminale më parë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Për këtë atentat gjatë hetimeve, në një nga pistat u përfshi edhe një konflikt mes familjes Reçi dhe asaj Martinaj.Si një i përfshirë në këtë ngjarje u lakua edhe emri i Brilant Martinajt, i riu i cili u ekzekutua në masakrën e Fushë-Krujës, transmeton Abc News.
Në përpjekje për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata grupi i hetimit ka rikthyer edhe një herë në vëmendje vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi.
Tre të rinjtë u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës të dielën e 17 korrikut teksa po udhëtonin në një automjet Volkswagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit.
Ndaj tyre u qëlluan me breshëri automatiku dhe sipas të dhënave ndaj tyre u gjuajtën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve..jetoilumtu.al/