Si në filma/ Nuk i pranonin lidhjen e saj, babi dhe vëllai rrëmbejnë 22-vjeçaren, e mbyllin në bodrum dhe…

Jil
Jil
2 Min Read

 

 

 

Një ngjarje si në filmat mafiozë mund të konsiderohet ajo e rrëmbimit të një 22-vjeçareje shqiptare në Greqi nga babai dhe vëllai i saj, të cilët nuk pranonin lidhjen e të resë.

Baba e bir rrëmbyen 22-vjeçaren dhe e mbyllën me çelës në një bodrum në Kaisariani  për ta detyruar që t’i jepte fund lidhjes me një 37-vjeçar, po ashtu shqiptar.

Vajza kishte dalë me të dashurin e saj pasditen e së dielës, kur i ati, 50-vjeç dhe i vëllai, 21-vjeç, së bashku me një person tjetër kanë nisur ta kërkojnë me makinë në rrugët e Kypselit.

Merr lajme ekskluzive 

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

 

Ata kanë lokalizuar të renë teksa po ecte me 37-vjeçarin dhe kanë zbritur nga makina duke e marrë me forcë vajzën.

Më pas e kanë dërguar në një bodrum në Kaisariani dhe i kanë marrë telefonin në mënyrë që ajo të mos kishte mundësi për të kërkuar ndihmë.

Baba e bir u përpoqën me orë të tëra ta bindnin që ishte në të mirën e saj që t’i jepte fund lidhjes. Por mëngjesin e së hënës, 22-vjeçarja arriti t’i bindte që duhej të shkonte në tualet.

Për shak se në bodrum nuk kishte tualet, familjarët e kanë dërguar në banesën e një të njohuri që jetonte aty afër dhe vajza ka arritur të telefonojë policinë.

Pas pak minutash në vendngjare ka mbërritur policia dhe kur arritën tek bodrumi, zbuluan rrëmbimin e të resë.

22-vjeçarja ngriti padi dhe baba e bir u arrestuan të akuzuar për rrëmbim personi.

 

Jeto I Lumtur.al

 

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *