Si të adresoni ndjenjën e mosvlerësimit në punë?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shumë punonjës në një periudhë kohore fillojnë të ndihen sikur nuk po vlerësohen mjaftueshëm nga kolegët, menaxheri apo punëdhënësi. Kjo vjen nga mendimi që puna juaj e palodhur kalon pa u vënë re edhe pse ka mjaftueshëm rezultate sa për t’u vlerësuar.

Disa nga shenjat që ju bëjnë të ndiheni të nënvlerësuar janë:

Merrni shpesh kritika negative, por të rralla janë lëvdatat.

Nuk merrni komente për detyra dhe projekte.

Kolegët tjerë i marrin meritat për punët që i keni bërë ju.

Nuk promovoheni si edhe të tjerët.

Ju ndërpresin kur flisni në takime

Si ndikon vlerësimi në punë?

Kur vlerësoheni në punë kjo ndikon pozitivisht jo vetëm gjatë kohës sa jeni atje, por edhe jashtë saj. Sipas një studimi nga Universiteti i Pensilvanisë, dopamina dhe hipotalamusi i cili i kontrollon ngrënien dhe gjumin preken nga ndjenjat e mirënjohjes.

Kur ndiheni të respektuar për kontributet tuaja ndaj kompanisë, kjo ju motivon t’i kryeni detyrat në mënyrë sa më efektive.

Si ta adresoni ndjenjën e mosvlerësimit?

Vlerësoni pritshmëritë tuaja

Ndaluni dhe mendoni së sa do të donit të lavdëroheshit nga kolegët dhe punëdhënësit. Gjithnjë duke qëndruar në kufijtë e reales. Është e kuptueshme që dëshironi të merrni drejtpërdrejt lëvdata, por nganjëherë vetë caktimi i ndonjë projekti të rëndësishëm për ju, tregon që po ju vlerësohet puna juaj e përpiktë.

Vëzhgoni kolegët

Analizoni se sa shpesh marrin kolegët lëvdata. Në këtë mënyrë do ta shihni nëse kompania juaj është vend i punës që vlerësohen punonjësit drejtpërdrejt, apo qëndrojnë në të njëjtën distancë me të gjithë.

Kërkoni feedback

Kërkoni një mendim të sinqertë nga ndonjë nga kolegët e besueshëm, për ta ditur nëse jeni të nënvlerësuar apo jo! Ata do t’jua japin një mendim të paanshëm e në këtë mënyrë do të ndihmojnë në përpunimin e emocioneve tuaja. Pastaj mund të bisedoni edhe me menaxherin për t’i analizuar këto ndenja dhe për ta rritur sërish motivimin tuaj.

Merrni parasysh që kur të flisni me menaxherin të keni gati një listë me arritjet e fundit, për ta arsyetuar shqetësimin tuaj.

Shprehni vlerësim ndaj të tjerëve

Atë që e jepni do ta merrni, njëjtë ndodhë edhe me vlerësimin ndaj të tjerëve. Jepni komplimente të sinqerta për kolegët dhe menaxherët sa herë që janë të suksesshëm në ndonjë projekt, sa herë që ju ndihmojnë ose u përgjigjen pyetjeve tuaja.

Është koha ta vlerësoni veten

Motivuesit e brendshëm janë të rëndësishëm, sepse duke arritur ta njihni dhe vlerësoni veten nuk do t’ju duhet vlerësim maksimal nga të tjetët për të vazhduar tutje.

Listoni aktivitetet në lidhje me punën në fund te javës apo muajit! Nëse arrini t’i gjeni elementet e rëndësishme shembull si ndikoni tek individët e tjerë, çfarë marrëdhëniesh keni me kolegët ose orari fleksibil i punës, atëherë do t’ju bëjë ta shihni ndryshe.

Ushtroni para punës

Nëse bëni ushtrime para punës, ju ndihmon të ndiheni më energjikë gjatë orarit të punës, për t’i përfunduar detyrat e përditshme, sepse stërvitja e rritë endorfinën tuaj. Po ashtu edhe ngrënia e mëngjesit të shëndetshëm ju bën ta kthjelloni mendjen dhe trupin.

Punë tjetër

Pasi t’i keni vënë në zbatim të gjithë këta hapa, por përsëri nuk ka asnjë ndryshim pozitiv, atëherë është koha të kërkoni për një punë tjetër ku do ta gjeni atë që jeni në kërkim.

Në përvojën e re jepni përparësi shëndetit tuaj mendor! /Akademi Pune

Scroll to Top