Si u futën në kurth nënë e bir. U lanë në një qeli të flisnin së bashku dhe u zbulua ku fshiheshin pjesa tjetër e parave që u gjet te tubi i aspiratorit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Sekuestrimi i mbi 400 mijë eurove në shtëpinë ku jetonte pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, ka ardhur pasi dyshja janë përgjuar në qelitë e paraburgimit. Pas arrestimit, ata janë lënë bashkë në qeli, qëllimisht, në mënyrë që të flisnin dhe grupi hetimor të siguronte të tjera informacione. Pas regjistrimit të kësaj bisede, Policia e Shtetit ka zhvilluar operacionin dhe ka gjetur paratë në tubin e aspiratorit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese.

Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën. Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.noa.al

Scroll to Top