JiL.al - Jeto i Lumtur

Si u zbulua baza ku fshihej Dumani në Gjilan/ Policia e rrethoi, por agjentëve u iku sy më sy

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Efektivë të forcave speciale policiore dyshohen se kanë ndihmuar në arratisjen e shumë të kërkuarit Nuredin Dumanit drejt Kosovës.

Në muajin Shkurt dhe Mars 2022, anëtarë të dy njësive speciale policore skuadrës operacionale dhe FAST kanë qënë në Kosovë, me qëllim arrestimin e të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani.

Ai kishte dy vite që kërkohej nga policia për vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan dhe dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Në rrugë operative policia kishte rënë në gjurmët e Dumanit dhe njëherësh në fillim të vitit 2022, kishte zbuluar bazën se ku fshihej ai në Gjilan.

“Ora News” mëson se FAST ka ndjekur disa herë nënën e Dumanit nga Durrësi në drejtim të Kosovës, shtet në të cilën ajo shkonte blinte rroba të përdorura dhe i tregtonte në Durrës. Përmes këtij gjurmimi, policia ka krijuar bindjen se njeri u që kërkonte fshihej në Gjilan.

Një grup i skuadrës së operacionales dhe FAST-it në policinë e Shtetit udhëtoi drejt Gjilanit, duke rrethuar pallatin ku fshihej Dumani.Por megjithëse informacioni ishte i saktë se Dumani ndodhej në apartament, si operacionalja dhe FAST, nuk mundën ta kapin duke kthyer duarbosh në Tiranë.

Momenti i rrethimit dhe dështimit policor, ka dalë 1 muaj e gjysëm më vonë, duke u treguar nga vetë Dumani para prokurorëve të SPAK.

Për këtë dështim, ende nuk është bërë asnjë analizë nga ana e policisë së shtetit, me qëllim nxjerjen e shkaqeve se pse Nuredin Dumani, çau krejt i qetë kordonit rrethues të agjentëve të policisë.

“U ushtruan kontrolle në një hotel në Vlorë”, gazetari: Dy prokurori në garë për hetimin mbi fatin e Martinajt
Rrethimi në Gjilan, dështoi dhe për këtë janë ngritur dyshime të forta se dikush brenda policisë e ndihmoi atë të ikë fillimisht në Pejë e më pas në Prizren.

Ai ka hyrë në mesin e muajit Mars në territorin e Shqipëri, duke përdorur pikën kufitare të Morinës në Kukës. Sërisht askush nga policia kufitare nuk ka ushtruar kontroll ndaj tij.

Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 Marsit 2022, në një apartament në Fier, ku ai kishte mbetur i plagosur në atentatin e Papërit./OraNews

Scroll to Top