JiL.al - Jeto i Lumtur

“Siguria” në plazhe / Ja sa persona kanë humbur jetën 5 vitet e fundit në bregdetin shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vrasja në det të martën e një fëmije 7-vjeçar në Plazhin e Himarës nga një mjet lundrimi, që drejtohej nga një komisar policie, ka rikthyer në Shqipëri debatet për sigurinë e plazheve.

Numri i personave që humbin jetën në det vijon të mbetet i lartë dhe me një rritje në vitin 2021, ndërkohë që pjesa dërrmuese e stacioneve të plazheve nuk mbulohen me vrojtues të sigurisë dhe shpëtimit, siç e përcakton ligji.

Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare “Federata Shqiptare Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, 105 persona kanë humbur jetën 5 vitet e fundit, nga viti 2017 deri në vitin 2021, si pasojë e mbytjes në bregdetin shqiptar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Numri më i lartë i viktimave shënohet në vitin 2017 me 47 persona të mbytur në det, ndërsa në vitin 2021 u shënuan 19 raste me një rritje krahasuar me vitin 2020 kur ishin shënuar 12 mbytje në det.

Sipas të dhënave të Federatës, të bëra të ditura për Zërin e Amerikës, nga 19 persona që humbën jetën, vitin e kaluar 5 ishin mbytje dhe 14 si pasojë e problemeve kardiake.

Sipas Federatës gjatë verës së vitit 2019, janë raportuar 12 mbytje në det, prej të cilave, 5 janë shkaktuar nga ataku kardiak, 1 nga arsye shëndetësore, 1 si pasojë e goditjes nga mjeti lundrues, 1 si pasojë e motiveve të lidhura me rrethana kriminale dhe 4 prej tyre kanë ardhur si pasojë e mbytjes në det.

Gjatë sezonit turistik të këtij viti sipas Federatës rreth 1200 vrojtues plazhesh të liçensuar janë përfshirë në stacionet e plazheve që janë në një numër shumë më të lartë në zonën bredgetare dhe ku nuk kanë munguar edhe këtë vit humbjet e jetës në det.

Federata e Vrojtuesve të plazheve thotë se janë rreth 3 mijë stacione plazhesh, një pjesë e madhe e të cilëve nuk mbulohen me vrojtues.

Qeveria shqiptare krijoi tetë vite më parë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit si një strukturë të posaçme për kontrollin dhe inspektimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet si stacion plazhi dhe disa herë janë bërë përmirësime në kuadrin ligjor , por situata në zonën bregdetare ende përballet me mjaft sfida.

Në rrjetet sociale dhe në media janë raportuar shepsh shkelje flagrante të mjeteve private të lundrimit si motorë uji, skafe dhe gomone që hyjnë në zonat ku ndodhen pushuesit, ndërkohë që në shumë zona nuk ka kulla vrojtimi dhe mungojnë vrojtuesit.

Vetëm këtë vit janë shënuar tre incidente ku në korrik një çift të rinjsh u goditën në bregdetin e Jalës në Vlorë nga një gomone që doli jashtë kontrollit në det dhe përfundoi në breg. Njëri prej të rinjve ndodhet ende i shtruar në spital me dëmtime të rënda.

Pak ditë më vonë një fëmijë tjetër u lëndua nga një gomone në bregdetin e Vlorës dhe mori trajtim mjekësor.

Rasti më i rëndë u shënua të martën kur 7-vjeçarja Jonada Avdia, që po pushonte me prindërit e ardhur nga Anglia, u godit për vdekje nga skafi që kishte hyrë në zonën e plazhit të Potamit në Himarë, jashtë rregullave dhe drejtohej nga një Komisar policie. (VOA)v…jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

 

Scroll to Top