JiL.al - Jeto i Lumtur

“Simba”, luani i Vis Martinajt ka profil në TikTok, numëron mbi 12 mijë ndjekës..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive 

 Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ditët e fundit, i shumëkërkuari i drejtësisë Ervis Martinaj është bërë kryefjala e mediave për shkak të zhdukjes së tij misterioze ku aludohet se është vrarë nga grupet rivale.

Por, gjithashtu është vënë në qendër të vëmendjes dhe luani i Martinajt, pasi një ndër mesazhet e fundit me familjarët e ka dërguar pikërisht për luanin e tij.

Mësohet se luani i Ervis Martinajt quhet Simba dhe ka një profil të tijin në rrjetin social Tik Tok me emrin “King Simba”. Ky profil numëron mbi 12 mijë ndjekës dhe hidhen video të ndryshme të luanit të Ervis Martinajt.

Ajo që vihet re është se luani qendron në një hotel të Ervis Martinajt në Fushë Milot. Nga videot e postuara në Tik Tok shihet se luani “Simba” është mjaft miqësor dhe me një qen që qendron në këtë hotel dhe që quhet “Laki”. Po ashtu shihet se luani “Simba” është përdor dhe në një video-klip.

Tani Simba është 10 muajsh, teksa në Tik Tok janë postuar video që kur luani ka qenë dy muajsh./VoxNews

BURIMI https:https://lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top