JiL.al - Jeto i Lumtur

Skandali, Wizz Air shtyn fluturimin Tiranë-Romë me 6 orë pa asnjë lajmërim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kompani ajrore, Wizz Air vazhdon të ketë probleme të vazhdueshme me vonesat dhe anulimin fluturimeve në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme të Europës.

Por sot skandali është edhe më i rëndë. Kompania ka shtyrë fluturimin Tiranë-Romë nga ora 10 e 35 në 16 e 05.

Por skandali nuk mbaron me kaq. Pasagjerët nuk janë lajmëruar për këtë shtyrje orari, ndërsa kanë vajtur në Rinas dhe janë duke pritur në temperaturat e ulta të dimrit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vetëm kur kanë mbërritur në Rinas, pasagjerët kanë lajmëruar se orari i mundshëm i nisjes do të jetë në orën 16 e 05, por edhe në këtë rast nuk është dhënë siguria nëse do të niset në këtë orar.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet se shtetas të shumtë shqiptarë lihen aeroporteve pa asnjë sqarim nga kompania.

Scroll to Top