Skenë filmash në Itali, shqiptari tenton t’i shpëtojë policisë dhe shkakton aksident të pesëfishtë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një shqiptar 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi tentoi të grabiste një kasafortë në një shtëpi në Pordenone.

I riu shqiptar tentoi t’i ikte policisë me makinë dhe ndjekia përfundoi me një aksident të pesëfishtë, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptari, i pastrehë, nuk kishte dokumente dhe u identifikua falë gjurmëve të gishtërinjve.

Makina e përdorur për arratisjen, një Alfa Romeo Giulietta, nuk është e vjedhur, por hetimet janë duke përfunduar. Askush nuk u lëndua në aksidentin ku u përfshi automjeti i autorit që udhëtonte në drejtim të gabuar.

Katër bashkëpunëtorët e shqiptarit u larguan në këmbë menjëherë pas aksidentit. Ata janë në kërkim në të gjithë provincën dhe kamerat e vëzhgimit të qytetit po shqyrtohen.

Në makinën e autorëve ka pasur një pjesë të mallit të vjedhur, mjete për vjedhje dhe disa sende personale, nga të cilat hetuesit janë të sigurt se mund të marrin ADN-në e personave në bord.

Scroll to Top