“Skifterëve” iu zgjat arratia shumë pak, policia i kap bashkë sendet e vjedhura

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 39 dhe një 33-vjeçar janë arrestuar nga policia e Kuçovës pas një vjedhje të bërë.

Dy autorët vodhën një sasi parash, një telefon dhe një laptop nga shtëpia e një të moshuare. 33-vjeçari është dënuar dhe më herët për këtë vepër penale.

“Bazuar në provat e grumbulluara nga veprimet hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit E. H., 39 vjeç dhe E .B., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e parave, telefonin dhe laptopin që këta shtetas kishin vjedhur në banesën e së moshuarës,” ka njoftuar policia.

Njoftimi i policisë :

Kuçovë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vodhën me forcë një shumë parash, 1 telefon dhe 1 laptop, në banesën e një shtetaseje të moshuar, identifikohen dhe vihen në pranga brenda pak orësh, 2 autorët e dyshuar.
Njëri nga autorët e dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohet shuma e parave dhe sendet e vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas njoftimit të marrë për vjedhje në një banesë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bazuar në provat e grumbulluara nga veprimet hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit E. H., 39 vjeç dhe E .B., 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).
Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e parave, telefonin dhe laptopin që këta shtetas kishin vjedhur në banesën e së moshuarës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *